Alpinisti nga Kosova në gjendje të rëndë, u rrëzua nga “Maja e Thatë” në Valbonë
👁1347
Një alpinist nga Kosova ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe i bllokuar në greminë, pasi u rrëzua nga vendi i quajtur “Maja e thatë” në Valbonë.
Paraprakisht u dyshua se ai kishte ndërruar jetë, por policia konfirmon se alpinisti ndodhet në gjendje të rëndë, dhe tashmë kërkohet ndërhyrja e menjëhershme me helikopter për nxjerrjen e tij.
“Rreth orës 15:10 jemi njoftuar se një shtetas nga Kosova është rrëzuar në vendin e quajtur Maja e Thatë Valbonë në kordinata gjeografike 42.469157,19.867158, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas terrenit është e nevojshme ndërhyrja me helikopter me pasje me litar tërheqës duke qenë se terreni është shumë i vështirë”, njofton policia.
i.b./dita
Burimi