Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin në aksin Elbasan-Librazhd dhe u largua, arrestohet shoferi
👁4014
Një 55- vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit, ditën e sotme, pasi 6 ditë më parë përplasi aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motomjeti.
Njoftimi i Policisë:
Aksidentoi me pasojë vdekjen, drejtuesin e një motomjeti, më datë 06.09.2024, dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan.
j.l./ dita
Burimi