A do ta rinovojë kontratën? Sylvinho, nga sot nuk është më trajneri i Kombëtares!
👁1235
Nga dita e sotme, 9 korrik, Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto.
Sylvio Mendes Campo Junior refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit.
Pas përfundimit të Europianit ai ka kërkuar kohë që të kalojë ditët e pushimit me familjen dhe më pas do të vendosur, duke reflektuar edhe nga ofertat që do të ketë në tavolinë.
Duka ia ka propozuar tashmë kontratën e re dhe vendimi i takon Sylvinhos, nëse do të vazhdojë aventurën për të synuar një kualifikim historik për në Kupën e Botës, apo të nisë një eksperiencë të re.
j.l./ dita
Burimi