“11 përmbaruesve privat u është hequr licenca”, Manja: Kush shkel ligjin përballet me drejtësinë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duke folur nga kuvendi tha se 11 përmbaruesve privat u është hequr licenca dhe janë në ndjekje penale në Prokurorinë e Tiranës pasi janë kapur në shkelje të ligjit. Gjithashtu Manja hodhi poshtë akuzat e opozitës se institucionet shtetërore kanë heshtur lidhur me rastin e Pal Trashajt, i cili piu fotoksinë para SPAK pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat.
“Ministria e Drejtësisë ka në përgjegjësi përmbarimin privat dhe atë publik pasi këto monitorohen prej nesh. Në 31 maj 2024, 11 përmbaruesve privat u është hequr licenca, përfshirë edhe noter dhe institucione mikrokrediti dhe janë tashmë në ndjekje penale në prokurorinë e Tiranës, ndaj ne do vazhdojmë me të njëjtin intensitet dhe ritëm që kush nga përmbaruesit privat shkel ligjin, do ti denoncojmë në prokurori. Mbrojtja e sistemit bankar është çështje e sigurisë kombëtare dhe duhet te jemi shume të matur kur hedhim baltë mbi sistemin bankar. Edhe mbrojtja e qytetarëve që kanë marr kredi është çështje e rëndësishme dhe ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik. Kush e thotë që institucionet shtetërore kanë heshtur në këtë rast? E thotë politika? Në këtë rast opozita , po ajo këtë detyrë ka”, tha Manja.
i.b/dita
Burimi