Gazeta amerikane, për shqiptarët (1904): Populli më fisnik, racë e bardhë e gjakut më të pastër

Gazeta amerikane, për shqiptarët (1904): Populli më fisnik, racë e bardhë e gjakut më të pastër

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, boton artikullin “Shqiptarët, një racë e panjohur; miq dhe armiq të turqve!” ( origj: Albanians, strange race; friend and foe of the turks). Artikulli flet me nota vërtetë pozitive e objektive për shqiptarët, duke ua vlerësuar atyre më së shumti virtytet për të cilat ata në fakt do të dëshironin gjithnjë t’u njiheshin dhe u kundërvihet artikulimeve se ata qenkëshin “të egër”. Përktheu: Armand Plaka 16 prill 1904, Manastir – Nga vendasit quhet Shqipëri ndërsa nga turqit njihet me emrin Arnautlluk. Për këta të fundit, shpesh ajo ka qenë një hallë në sy, ose një kërbaç në duart e tyre. Shqipëria shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Turqisë evropiane në koordinatat 39 dhe 43 gradë në veri...