Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Të paktën 14 palestinezë, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore. Këto vdekje e çojnë në 147 numrin total të viktimave nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës izraelito-palestineze në tetor 2023. Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në javët e fundit, ndërsa kriza e urisë është përshkallëzuar për shkak të kufizimeve të rrepta të Izraelit ndaj ndihmës humanitare. Në muajin mars, Izraeli vendosi një bllokadë të plotë mbi territorin, e cila u zbut pjesërisht në maj....