Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gaza në ‘errësirë’ dixhitale: Izraeli ndërpret internetin dhe valët telefonike
👁10992
Shërbimet e internetit dhe valët e telefonëve janë ndërprerë plotësisht në të gjithë Rripin e Gazës për të dytën ditë radhazi, pas goditjeve izraelite ndaj infrastrukturës së telekomunikacionit. Lajmi është konfirmuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit Palestinez, i cili akuzon Izraelin për një “shënjestrim sistematik” të rrjeteve kritike të komunikimit. Sipas autoritetit palestinez, tashmë edhe zonat jugore dhe qendrore të Gazës i janë bashkuar rajoneve veriore dhe Qytetit të Gazës në një ndërprerje totale të komunikimit. “Izolimi dixhital i Gazës është thelluar ndjeshëm,” thuhet në deklaratën zyrtare, ku theksohet se rrjetet me fibra optike dhe nyjet kryesore të telekomunikacionit janë...