Gattuso në “pole” për të marrë kombëtaren italiane, Mancini “i penduar” kërkon të rikthehet

Gattuso në “pole” për të marrë kombëtaren italiane, Mancini “i penduar” kërkon të rikthehet

Rino Gattuso është në “pole position” për rolin e trajnerit të kombëtares italiane të futbollit pas tërheqjes së Claudio Ranieri në momentin e fundit. Pas tij edhe Stefano Pioli ka refuzuar, për shkak se është pranë transferimit te Fiorentina. Në këtë pikë, për Federatën Italiane është koha për të reflektuar. FIGC i ka dhënë vetes 48 orë kohë për të zgjedhur emrin për të zëvendësuar Spalletti. Kandidatë seriozë janë disa nga heronjtë e Botërorit 2006. Edhe Daniele De Rossi mbetet në mesin e kandidatëve, por aktualisht i pari në listë është Gennaro Gattuso. Madje në orët e fundit kanë nisur...
Burimi: Telesport.al