Gati ndryshimi i buxhetit të 2025-ës, ministri Malaj prezanton në Komisionin e Ekonomisë aktin normativ

Gati ndryshimi i buxhetit të 2025-ës, ministri Malaj prezanton në Komisionin e Ekonomisë aktin normativ

Ky rishikim i parë i buxhetit 2025, i miratuar në datën 29 Prill 2025 nga Këshilli i Ministrave, reflekton në buxhetin vjetor vetëm një ndryshim në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, i cili siguron alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Fondi i është akorduar MEKI-t në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”. Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin...
Burimi: Javanews.al