Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gascoigne kthehet në shtëpi, pas shtrimit urgjent në spital. Zëdhënësja: Është më mirë
22 Korrik 2025 11:41 Alfred Lleshi Lajme të mira për Paul Gascoigne, i cili “tashmë është kthyer në shtëpi dhe është mirë”, siç konfirmoi zëdhënësja e tij Carly Saward për agjencinë “Associated Press”. Mëngjesin e së premtes, më 18 korrik, ish-mesfushori anglez u gjet në gjendje gjysmë të pavetëdijshme në shtëpinë e tij në Poole, Angli, nga një mik i afërt, dhe u transportua menjëherë në një njësi të mjekësisë emergjente. Ai u shtrua në terapi intensive pas komplikimeve të vazhdueshme me një problem në fyt, që e kishte shqetësuar prej kohësh. Fatmirësisht, situata është stabilizuar dhe “Gazza” është kthyer në...