Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Teksa vota brenda vendit është numëruar, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm 13 mandate në kryeqytet. Kjo do të thotë se nga lista e hapur e selisë blu do të hyjë vetëm 1 kandidat për deputet. Gara e demokratëve është e fortë me Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Ky i fundit udhëhoqi garën që nga nisja e numërimit të votave preferenciale, por Tabaku së fundmi bëri një parakalim. Teksa janë numëruar 466 kuti, Tabaku është e para e demokratëve në listën e Tiranës me 6428 vota. Ilir Alimehmeti ndjek i dyti me 6357 vota. Një diferencë e vogël vetëm...
Burimi: Opinion.al