Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gara të rrezikshme në “Bypass”-in Vlorë–Orikum, Policia gjobit dy “pilotët” nga Maqedonia e Veriut
Policia Rrugore e Vlorës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqeshin dy automjete duke kryer manovra të rrezikshme në aksin Vlorë–Orikum, në segmentin e njohur si “Bypass-i”. Pas verifikimeve, është konstatuar se drejtuesit e mjeteve kishin kryer një sërë shkeljesh serioze të Kodit Rrugor. Sipas njoftimit zyrtar, automjetet kanë garuar me njëri-tjetrin, kanë kryer parakalime të rrezikshme në kthesa me fushëpamje të kufizuar dhe nuk kanë respektuar pozicionin në karrexhatë, duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Në përputhje me dispozitat e VKM nr. 153 dhe Kodit Rrugor, ndaj drejtuesve të...