Gara për vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e Hamitajt! 5 emra të tjerë nën verifikim, ja procedura

Gara për vakancat në Kushtetuese, KED kualifikon Llagamin dhe Dacin, rrëzon kandidaturën e Hamitajt! 5 emra të tjerë nën verifikim, ja procedura

Naureda Llagami dhe Jordan Daci janë dy kandidatët e parë që përmbushin të gjitha kriteret për të vijuar kandidimin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e Lulzim Hamitaj, i cili ka të drejtën e ankimimit ndaj vendimit. Ndërkohë, në proces vendimmarrjeje për lejimin ose ndalimin e kandidimit janë Genc Gjonçaj, Helena Papa, Alban Toro, Arta Vorpsi dhe Brunilda Bara. Pasi KED të vendosë për lejimin ose ndalimin edhe të kandidaturave të tjera, të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit me pikë. Tre kandidatët me pikët më të larta do t’i dërgohen përkatësisht Presidentit të Republikës dhe Kuvendit. Presidenti zgjedh një kandidat mes tre emrave, ndërsa në Kuvend të tre kandidatët i nënshtrohen procesit të votimit. Dy vendet vakante...