Gara për mandatin, Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 300 vota para

Gara për mandatin, Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 300 vota para

PD ka marrë 13 mandate në qarkun e Tiranës, ku 12 janë në lista të sigurta dhe nga votat preferciale do të hyjë në Parlament vetëm një deputet. Duket një garë e fortë mes dy kandidatëve. Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë në një garë për të fituar mandatin e deputetit, por duket se Tabaku po shkëputet. Tabaku ka arritur të marrë deri tani 8778 vota. Ndërsa, Ilir Alimehmeti ka marrë 8380 vota. Janë më shumë se 300 vota në favor të Tabakut. E vështirë të përmbyset, por gjithsesi procesi ende nuk ka mbaruar.    
Burimi: Kohajone.com