G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe lirinë e lundrimit

G7 dënon aktivitetet e Kinës pranë Tajvanit: Kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe lirinë e lundrimit

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s kanë paralajmëruar se veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe lirinë e lundrimit. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të mërkurën vonë, pas një takimi në Paris, ata theksuan se këto aktivitete rrezikojnë edhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar. Ky është reagimi më i fuqishëm i përbashkët i G7-s deri më tani ndaj veprimeve të Kinës në brigjet lindore të ishullit. Ai vjen pas shqetësimeve që SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania kishin shprehur më parë veçmas. Sipas deklaratës së G7-s, aleanca rikonfirmoi kundërshtimin ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, “veçanërisht përmes forcës ose detyrimit, apo kërcënimit për përdorimin e tyre”. Kina e...