Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fytyra e vjetër e PD në Kuvend/ Shumica e deputetëve do jenë të njëjtët, pak të rinj anonimë
👁8290
Parlamenti i ri do të ketë dy fytyra. Një PS e re, me një PD të vjetër. Eksperimenti i Ramës për të sjellë fytyra të reja, doli i suksesshëm. Ai zgjodhi spastrimin, kurse Berisha riciklimin. Fytyra e PD në parlamentin e ri, nis me Sali Berishën dhe Tritan Shehun, të vjetër në politikë, po aq sa demokracia në Shqipëri. Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. 36 dolën nga lista e mbyllur. Por mbi 50% e tyre thjesht do të marrin pushimet e verës, e do të rikthehen në karriget e njëjta. Janë të vjetër, disa të zhurmshëm...