Futi ilegalisht rusen në Shqipëri dhe e shfrytëzoi për prostitucion – Arrestohet 46-vjeçari në Durrës, në kërkim bashkëpunëtori

Futi ilegalisht rusen në Shqipëri dhe e shfrytëzoi për prostitucion – Arrestohet 46-vjeçari në Durrës, në kërkim bashkëpunëtori

Një tjetër rast i trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion është goditur nga Policia e Durrësit. Një 46-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i futjes së paligjshme në Shqipëri të një shtetaseje ruse 20-vjeçare, të cilën më pas e ka detyruar me dhunë dhe kërcënime të ushtrojë prostitucion për afro dy vite. Operacioni policor i koduar “Gjuetari”, i organizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, u zhvillua pas një hetimi të thelluar me metoda speciale, ç'ka çoi në arrestimin e shtetasit K. D., 46 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Nga hetimet rezulton se ai e kishte trafikuar të...