Fuste drogë brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Fuste drogë brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Një efektiv i policisë së burgut të Drenovës është arrestuar ditën e sotme, pas një hetimi disamujor të ndjekur nga Prokuroria. Burime konfidenciale bëjnë me dije se R. Myrte, i cili ishte vendosur prej kohësh nën përgjim, dyshohet se ka futur lëndë narkotike dhe sende të paligjshme në ambientet e burgut. Sipas të dhënave paraprake, Myrte ka futur disa herë doza me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis për t’ua dhënë të dënuarve, duke abuzuar me detyrën dhe duke rrezikuar sigurinë në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Burimi: Javanews.al