Fustani i famshëm i Princeshë Dianës del në ankand, pritet të shitet deri në 300 mijë dollarë
Fustani i zi i veshur nga Princeshë Diana në një prej momenteve më të bujshme të martesës së saj me atëherë Princin Charles do të dalë në ankand te Sotheby’s, me një vlerësim paraprak që shkon deri në 300 mijë dollarë. I cilësuar ndër vite si “fustani i hakmarrjes”, veshja e famshme është ekspozuar të premten në Sotheby’s në Londër dhe do të udhëtojë më pas në disa qytete të botës, përpara se të nxirret në shitje në Nju Jork më 9 dhjetor. Diana e veshi fustanin më 29 qershor 1994, në një gala në Serpentine Gallery në Londër, pikërisht ditën kur u transmetua intervista televizive në të cilën Charles pranoi publikisht se kishte qenë i pabesë gjatë martesës. Princesha e dinte paraprakisht se intervista...
Burimi:
kultplus.com