Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Furtunë” largimesh në Bashkinë Kukës pas urdhrit të Ramës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarët
14 administratorë dhe 2 nënkryetarët e bashkisë së Kukësit janë larguar nga detyra, pak ditë pas urdhrit të kreut të ekzekutivit. “Më datë 10 Korrik 2025, u zhvillua analiza e punës për performancën e institucionit të Bashkisë Kukës për periudhën Janar–Qershor 2025. Në funksion të përmirësimit të punës dhe rritjes së nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, Kryetari i Bashkisë Kukës vendosi të shkarkojë nga detyra 14 administratorë të Njësive Administrative dhe 2 nënkryetarë të Bashkisë. Puna do të vijojë me fokus në përmirësimin e treguesve të performancës në të gjithë sektorët ku janë evidentuar problematika, si dhe me vëmendje të...