‘Furtuna’ e dorëheqjeve, ja kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk përfillën ultimatumet e Ramës

‘Furtuna’ e dorëheqjeve, ja kush janë kryebashkiakët e PS-së që nuk përfillën ultimatumet e Ramës

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryebashkiakëve në të gjithë vendin që të reformojnë stafet e tyre në varësi, duke kërkuar largimin, përmes dorëheqjeve apo shkarkimeve, të nënkryetarëve të Bashkive, administratorëve dhe drejtorëve në njësitë e qeverisjes vendore. Urdhëri i Ramës ka nisur të zbatohet, ndërsa vala e dorëheqjeve të imponuara nuk ndalet në ato që konsiderohen si pozicione të nivelit të lartë apo të mesëm në Bashkitë e vendit. Me përjashtim të bashkive që drejtohen nga demokratët, të cilët e konsiderojnë urdhërin e Kryeministrit si politik, në shumë prej bashkive të drejtuara nga socialistët ka nisur etapa e dytë:...
Burimi: Sot.com.al