Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon. Liverpool do të vazhdojë ta paguajë
Mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës, sulmuesit të Liverpool-it dhe Kombëtares Portugeze, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç), natën mes 2 dhe 3 korrikut. Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit. Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt jashtë për mijëra pjesëmarrësit që kishin ardhur të bënin homazhe. Ndër të pranishmit ishte edhe menaxheri i njohur Jorge Mendes, kapiteni i Manchester City-t...