Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fundjavë me fluks në Morinë, policia kufitare e Kosovës hap sportele shtesë
Është fundjava e fundit e këtij korriku dhe mund të cilësohet mbrëmja më e ngarkuar përsa i përket fluksit të mjeteve dhe qytetarëve në pikën e përbashkët kufitare të Morinit. Ndalesat për kontroll në kufi nuk janë të shumta, por kolonat e mjeteve nuk kanë të ndalur. Pasi kanë mbaruar pushimet në qytete të ndryshme të bregdetit të Shqipërisë, ata po kthehen në Kosovë. Mes tyre ka edhe emigrantë të shumtë që vijnë nga shtete të Perëndimit pranë familjeve dhe më pas, bashkë me familjet, nisen për pushime në bregdet. Për pushuesit nga Kosova, gjithçka ka kaluar më së miri,...