Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të rënduar në rrugët kryesore të Lezhës. Më problematike paraqitet aksi që lidh Shëngjinin me qytetin e Lezhës dhe më tej, me rrugën kombëtare. Trafiku është i rënduar edhe nga Lezha në drejtim të Fushë Milotit, si dhe në segmentin Fushë Milot–Skuraj. Kolona të gjata makinash janë raportuar edhe në aksin Lezhë–Shkodër. Situata më e ngarkuar u shënua në orët e pasdites së të dielës, kur qindra automjete u vunë në lëvizje për t’u kthyer drejt qyteteve të tjera pas pushimeve....