Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi, tregu jep sinjalet e para të pikiatës

Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi, tregu jep sinjalet e para të pikiatës

Sektori i ndërtimit, i cili prej vitesh ka shërbyer si motori i pandalshëm i ekonomisë në Shqipëri, duket se ka prekur pikën e kthesës dhe ka nisur një pikiatë të papritur.  Të dhënat më të fundit nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë dëshmojnë për një rënie të menjëhershme të besimit në këtë sektor gjatë muajit tetor 2026. Treguesi i Besimit në Ndërtim u shemb me -5.7 pikë përqindje brenda një muaji të vetëm, duke shënuar goditjen më të rëndë negative në të gjithë ekonominë dhe duke frenuar rritjen e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike në vend. Shemben kontratat e reja Të dhënat e detajuara tregojnë se pikiata po udhëhiqet nga një ngadalësim drastik i porosive të reja. Balanca e kontratave porositëse pësoi rënie, duke u zhytur...