Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Fshihej në Zimbabve, Interpoli sjell nën pranga administratorin e Inceneratorit të Fierit, Loran Dusha
👁5841
Loran Dusha TIRANË-Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar në vendin tonë nga Zimbabve. Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit, kërkohej me urdhër të Gjykatës së Posaçme prej vitit 2022 me masën “arrest me burg” për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Hetimet zbuluan se Dusha, në rolin e administratorit, kishte përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike përmes faturave dhe pagesave fiktive për shërbime dhe punë të pakryera. Pas arrestimit dhe ekstradimit në Shqipëri, Dusha iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Njoftimi i policisë: Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol...