FSHF refuzon kërkesën e Tiranës, ndeshja ndaj Elbasanit do të luhet pa tifozë në stadium!
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka rrëzuar kërkesën e Tiranës për konvertimin e dënimit për zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë. Vendimi i marrë më 11 maj 2026 mbetet në fuqi dhe do të ekzekutohet sipas përcaktimeve të tij. Komisioni e ka marrë vendimin pas shqyrtimit të kërkesës së klubit dhe komunikimit zyrtar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa ka vlerësuar se në rrethanat konkrete nuk ishte e përshtatshme konvertimi i masës disiplinore në gjobë. Vendimi është përfundimtar dhe i paapelueshëm. Njoftimi i Komisionit: “Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, pasi mori në shqyrtim kërkesën e KF Tirana për konvertimin e dënimit për zhvillimin e ndeshjes pa spektatorë, Vëren se: Me vendimin nr. 45, datë 11.05.2026, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës...
Burimi:
javanews.al