FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, duke vijuar investimet në energjinë e rinovueshme, me synimin për të rritur eficiencën energjetike, reduktuar kostot e energjisë elektrike dhe minimizuar ndikimin në mjedis. Ky projekt vjen pas rezultateve pozitive të sistemit ekzistues, të instaluar nga FSHF në tarracën e stadiumit, i cili ka kontribuar ndjeshëm në reduktimin e shpenzimeve të energjisë dhe në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO?). Vetëm gjatë periudhës mars–tetor 2026, sistemi fotovoltaik i stadiumit “Air Albania” ka mundësuar shmangien e emetimit të rreth 471.2 tonëve CO?, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 25,728 pemëve. Rezultate të rëndësishme janë arritur edhe në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku përdorimi i energjisë...