Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Fshesa’ e Ramës mbërrin edhe në Bashkinë e Përmetit/ Dorëhiqen drejtuesit e 5 njësive administrative
Pesë administratorë të njësive administrative në Bashkinë Përmet kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Dorëheqjet janë bërë nga administratorët e njësive Përmet, Çarçovë, Frashër, Petran dhe Piskovë. Kujtojmë që të hënën, edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, 7 administratorë të njësive paraqitën dorëheqjet e tyre. Këto zhvillime vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin dhe rifreskimin e stafeve drejtuese në të gjitha bashkitë e vendit.