Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Gjermania po përballet me një krizë të thellë në infrastrukturën e saj të mbrojtjes civile, pasi rrjeti i strehimeve dhe bunkerëve është i vjetërsuar dhe në pjesën më të madhe jofunksional. Kryetari i Agjencisë Federale për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë në Fatkeqësi (BBK), Ralph Tiesler, paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për mundësinë e një lufte agresive në Europë në vitet e ardhshme. Në një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane Süddeutsche Zeitung, Tiesler tha: “Për një kohë të gjatë, ekzistoi besimi se lufta nuk ishte një skenar për të cilin duhej të përgatiteshim. Kjo ka ndryshuar”. Ai theksoi se frika...