Frikë nga hakmarrja e Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

Frikë nga hakmarrja e Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

Menjëherë pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Tel-Avivi ka dalë me një njoftim për të gjithë shtetasit izraelit në të cilën njofton edhe mbylljen e të gjitha ambasadave me të gjitha ato shtete që ajo ka marrëdhënie diplomatike. “Misionet izraelite në të gjithë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë të raportuar nga mediat izraelite. Ministria gjithashtu këshilloi të gjithë izraelitët jashtë vendit që ta përditësojnë njoftimin mbi vendndodhjen dhe statusin e tyre.
Burimi: Javanews.al