No Image Available

FRIKA NGA HUMBJA DHE ALIBIA E SALI BERISHES

Debati për votimin dhe numërimin elektronik po shndërrohet në një tjetër përplasje mes Partisë Demokratike dhe institucioneve zgjedhore, përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton mundësinë e zgjerimit të përdorimit të teknologjisë, Sali Berisha ka zgjedhur një refuzim të prerë: PD-ja nuk pranon votim apo numërim elektronik në asnjë bashki. Arsyetimi i kreut të demokratëve është i fortë dhe përmban akuza serioze. Berisha pretendon se procesi elektronik është manipuluar, se Shërbimi Informativ Shtetëror është përfshirë drejtpërdrejt dhe se janë krijuar servera paralelë. Por, përtej retorikës politike, lind një pyetje thelbësore: ku janë provat teknike që mbështesin këto pretendime dhe si mund të verifikohen ato në mënyrë të pavarur? Në një demokraci, dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve nuk mund të...