Friedrich Hollaender, kompozitori që la gjurmë në kinemanë dhe kabarenë gjermane
Më 18 tetor 1896 lindi në Londër Friedrich Hollaender, kompozitor, autor këngësh dhe artist i kabareve, i njohur për kontributin e tij në muzikën e filmit dhe jetën kulturore gjermane. I rritur në një familje me tradita muzikore, Hollaender tregoi talent që në fëmijëri dhe studioi në Konservatorin Stern në Berlin. Pas Luftës së Parë Botërore, ai u bë një emër i njohur në skenën kulturore të Berlinit, duke shkruar këngë, kompozuar muzikë dhe bashkëpunuar me artistë të njohur të kohës. Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij ishte muzika për filmin “Engjëlli blu” (Der blaue Engel), ku interpretoi Marlene Dietrich. Kënga “Von Kopf bis Fuß” u bë një nga krijimet e tij më të njohura. Në vitin 1933, për shkak të...
Burimi:
kultplus.com