Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Frenimi i lejeve të ndërtimit tkurr me 41% të ardhurat totale të Bashkisë Tiranë për 5 mujorin 2025
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme në 5 muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar varësinë e lartë që ka kryeqyteti nga dhënia e lejeve të ndërtimit.Sipas raportit të realizimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për periudhën janar-maj 2025, të ardhurat totale nga taksat e tarifat, ishin 7.4 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro. Në krahasim më të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 12.5 miliardë lekë, të ardhurat kanë rënë me 41.5%.Ndikimin kryesor në këtë ecuri e ka dhënë taksa e ndikimit në infrastrukturë, që Bashkia arkëton nga dhënia...