Fredi Beleri padit KQZ-në në Gjykatën Administrative të Apelit: Më hoqi mandatin e kryebashkiakut në kundërshtim me ligjin

Fredi Beleri padit KQZ-në në Gjykatën Administrative të Apelit: Më hoqi mandatin e kryebashkiakut në kundërshtim me ligjin

Edhe pse tashmë është zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Evropian, Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Ai ka ankimur në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili në korrik 2024 i ndërpreu mandatin e kryetarit të bashkisë. Në padi, Beleri argumenton se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Sipas tij dhe subjektit politik që përfaqëson, PBDNJ, ndërprerja e mandatit nuk...
Burimi: Javanews.al