Françesk Anton Santori, shkrimtari arbëresh që shkroi dramën e parë origjinale shqiptare
Françesk Anton Santori, i njohur edhe si Ndon Santori, ishte një nga figurat e rëndësishme të letërsisë arbëreshe të shekullit XIX. Poet, dramaturg, prozator, përkthyes dhe klerik, Santori la pas një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe italiane, ndërsa vepra e tij “Emira” konsiderohet drama e parë origjinale e shkruar në gjuhën shqipe. Santori lindi më 16 shtator 1819 në Santa Caterina Albanese, një qytezë arbëreshe në provincën e Kozencës, në Italinë e Jugut. Në moshën 16-vjeçare vendosi t’i kushtohej jetës fetare dhe nisi përgatitjen për priftëri. Në vitin 1843 hyri në manastirin françeskan të Urdhrit të Reformuar në San Marco Argentano. Në vitin 1858 u përpoq të themelonte një manastir në Lattarico, por përpjekja nuk pati sukses. Dy vjet më vonë, në vitin...
Burimi:
kultplus.com