France 24 i kushton vëmendje protestës në Tiranë

France 24 i kushton vëmendje protestës në Tiranë

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku qytetarë dhe studentë dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Këtë herë, është media franceze France 24 që i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, duke pasqyruar zhvillimet e tubimit opozitar dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në raportimin e saj, media franceze shkruan se në kryeqytetin shqiptar kanë shpërthyer protesta të reja kundër qeverisë, me kërkesën kryesore për largimin e Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Sipas France 24, lëvizja protestuese nuk ka një organizim apo udhëheqës të vetëm. Tubimet nisën që në muajin maj, fillimisht në mënyrë paqësore, të nxitura nga akuzat për korrupsion dhe kundërshtimi ndaj ndërtimit të një hoteli...