Franca thërret ambasadorin iranian pas mbylljes së qendrës franceze në Teheran
Franca do të thërrasë ambasadorin e Iranit dhe do të marrë masa në përgjigje të mbylljes së një qendre të gjuhës frënge në Teheran, njoftoi të dielën Ministria e Jashtme franceze. Zëdhënësi i ministrisë, Pascal Confavreux, e cilësoi mbylljen e qendrës si “të pajustifikueshme dhe të papranueshme”. Sipas tij, ky është një tjetër veprim kundër pranisë kulturore franceze në Iran, pas sulmit ndaj dy punonjësve të ambasadës franceze në korrik. Autoritetet iraniane njoftuan më herët se Qendra e Gjuhës Franceze (CLF), e lidhur me ambasadën franceze në Teheran, ishte mbyllur me urdhër të autoriteteve gjyqësore. Sipas agjencisë së lajmeve Mizan, gjyqësori iranian e akuzon qendrën për “akte të paligjshme” dhe shkelje të konventave diplomatike. Autoritetet pretendojnë gjithashtu se qendra ka përdorur aktivitetin e saj gjuhësor...
Burimi:
syri.net