Franca tërheq nga tregu 7 milionë prezervativë në BE për shkak të rrezikut të infeksioneve dhe shtatzënive të padëshiruara

Franca tërheq nga tregu 7 milionë prezervativë në BE për shkak të rrezikut të infeksioneve dhe shtatzënive të padëshiruara

Autoritetet franceze kanë urdhëruar tërheqjen dhe rikthimin e 15 llojeve të prezervativëve nga tregu evropian, pasi janë zbuluar defekte në procesin e prodhimit që mund të shkaktojnë çarje ose shqyerje të tyre. Sipas autoriteteve, këto probleme mund të rrezikojnë mbrojtjen ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënive të padëshiruara. Defektet janë konstatuar te prezervativët ultra të hollë të prodhuar nga kompania malajziane Richter Rubber Technology, ka bërë të ditur të premten Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Konkurrencës, Çështjet e Konsumatorëve dhe Kontrollin e Mashtrimeve (DGCCRF). ‘Disa përdorues kanë raportuar çarje të prezervativëve dhe shtatzëni të padëshiruara të lidhura me mostrat e testuara’, thuhet në një urdhër ministror të autoriteteve franceze, të datës 22 tetor dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Francës më 30...