Franca shtrëngon masat, Macron ndalon protestat, bizneset bëhen gati për ‘’luftë’’
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar ndalimin e protestave të paligjshme në ditët në vijim, pas përleshjeve dhe plaçkitjeve të regjistruara gjatë fundjavës. Ai fajësoi grupet radikale të së majtës dhe personat që kryen akte vandalizmi për dhunën, ndërsa autoritetet po përgatiten për tubime të reja në disa qytete të vendit. Pas një takimi me drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës dhe ministrat e kabinetit, Macron deklaroi se protestat e organizuara nga sindikatat do të lejohen, por autoritetet mund të ndryshojnë itineraret për të mbrojtur bizneset dhe ndërtesat publike. Ndërsa për tubimet që nuk organizohen nga sindikatat, ai tha se do të kërkohet ndalimi i tyre aty ku kjo është e mundur. “Rekomandimi i përgjithshëm është që në ditët në vijim të mos zhvillohen protesta”, u...
Burimi:
ntv.al