Franca përballet me grevë të kontrollorëve të trafikut ajror, priten vonesa dhe anulime masive në kulmin e pushimeve verore

Franca përballet me grevë të kontrollorëve të trafikut ajror, priten vonesa dhe anulime masive në kulmin e pushimeve verore

Kontrollorët francezë të trafikut ajror kanë paralajmëruar një grevë në datat 3 dhe 4 korrik, në një moment kritik kur nis sezoni i pushimeve verore për miliona udhëtarë në Evropë. Sindikata UNSA-ICNA, e dyta më e madhe në sektor, ka paraqitur një mocion greve duke akuzuar Autoritetin e Aviacionit Civil për menaxhim “toksik” dhe “autoritar”, teksa kërkon shtim të stafit dhe rritje pagash. Edhe sindikata USAC-CGT ka njoftuar pjesëmarrje në grevë më 3 korrik, ndërsa SNCTA, sindikata më e madhe, nuk ka paralajmëruar veprim industrial. Greva vjen në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për trafikun ajror në...
Burimi: Syri.net