Franca në valë protestash, Macron takon për herë të parë studentët
Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë një takim me përfaqësues të organizatave studentore, në një përpjekje për të dëgjuar kërkesat e tyre, ndërsa vendi vijon të përballet me protesta dhe tensione. Sipas mediave franceze, kjo është hera e parë që Macron takohet me përfaqësuesit e nxënësve që prej nisjes së demonstratave në shtator. Macron synon të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe rishikimi i sistemit francez të pranimeve në universitete, të njohur si Parcoursup. Situata në Francë mbetet e tensionuar pas demonstratave të fundjavës së kaluar. Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 550 mijë persona morën pjesë në protesta, ndërsa sindikatat pretendojnë se pjesëmarrja ishte edhe më e lartë. Bilanci...
Burimi:
kohajone.com