Franca në kaos nga protestat/ Vendoset shtetrrethimi, afrohet gjendja e jashtëzakonshme

Franca në kaos nga protestat/ Vendoset shtetrrethimi, afrohet gjendja e jashtëzakonshme

Franca po përballet me një valë të fortë trazirash, ndërsa qeveria po shqyrton masa të reja për të frenuar dhunën dhe për të rikthyer sigurinë në qytetet e prekura. Kryeministri Sébastien Lecornu deklaroi të hënën se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mbetet një mundësi, nëse situata e kërkon. “Jam plotësisht i vendosur të rikthej rendin”, deklaroi Lecornu pas një takimi krize me zyrtarët e qeverisë, duke shtuar se nuk e përjashton përdorimin e kësaj mase. Megjithatë, kreu i qeverisë franceze theksoi se, në rrethanat aktuale, vendosja e shtetrrethimeve lokale duket një zgjidhje më e përshtatshme për të përballuar situatën. Lecornu u ka kërkuar autoriteteve rajonale të shqyrtojnë vendosjen e shtetrrethimeve të kufizuara në zona të caktuara, veçanërisht për të mbrojtur bizneset nga grabitjet dhe aktet...