Franca krijon çmimin “Prix Pascal” për veprat letrare të shkruara me ndihmën e inteligjencës artificiale

Franca krijon çmimin “Prix Pascal” për veprat letrare të shkruara me ndihmën e inteligjencës artificiale

Franca ka prezantuar një çmim të ri letrar, të quajtur “Prix Pascal”, i cili synon të vlerësojë veprat e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA), në një kohë kur përdorimi i kësaj teknologjie po nxit debate të shumta mbi autorësinë dhe kufijtë e krijimtarisë njerëzore. Konkursi është i hapur për të gjithë, pavarësisht përvojës letrare apo shtetësisë. Veprat duhet të jenë të pabotuara dhe të shkruara në gjuhën frënge, ndërsa afati për dorëzimin e tyre përfundon në fund të nëntorit. Çmimi mban emrin e Blaise Pascalit (1623–1662), matematikanit, fizikanit, filozofit dhe teologut francez, i njohur për veprën “Pensées” (“Mendime”) dhe për kontributin në zhvillimin e makinave mekanike llogaritëse. Organizatorët e shohin Pascalin si një figurë që ndërthurte përparimin teknologjik me mjeshtërinë e gjuhës. Inteligjenca...