Burimi:
Top-Channel.tv

Franca gati të njohë Palestinën si shtet, Macron: Mund të ndodhë në qershor
👁9705
Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot se vendi i tij mund të njohë një shtet palestinez “në qershor”, me rastin e konferencës që ai do të bashkëkryesojë me Arabinë Saudite, në Nju Jork, siç raporton mediat franceze. “Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe për këtë arsye, në muajt e ardhshëm do ta bëjmë këtë”, tha ai në një intervistë për kanalin France 5. “Qëllimi ynë është diku në qershor, kur ne, me Arabinë Saudite, do të kryesojmë këtë konferencë ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke nga shumë njerëz”, shtoi ai. Top Channel