Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Franca dhe vera e ankthit të madh, rrezikon ta njohin e të mos e njohë më veten
Ky 14 korrik ishte më i hidhur se kurrë për Francën. Festa kombëtare, në vend që të festohej në klimën e zakonshme të krenarisë në mos të madhështisë, kaloi pa u vënë re, ndërsa vendi është i përçarë nga një përplasje e brendshme dhe i kapluar nga një zbrazëti e paprecedentë, në verën e një ankthi të madh shoqëror. Një vit më parë, Emmanuel Macron dukej se e kishte shpëtuar situatën. Në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative ishte krijuar de facto një aleancë qendër-e-majtë që kishte bllokuar rrugën për Rassemblement National të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella. Një...