Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë me sanksione Teheranin nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore

Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë me sanksione Teheranin nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore

Fuqitë evropiane duhet të rikthejnë sanksionet që kishte vendosur OKB-ja ndaj Iranit, nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit që të garantojë interesat dhe sigurinë e Europës, deklaroi sot një burim diplomatik francez. “Nëse nuk ka një marrëveshje, atëherë Franca, Britania dhe Gjermania do të detyrohen të rikthejnë sanksionet përmes mekanizmit të ‘Snapback’ të Këshillit të Sigurimit”, theksoi burimi. Deklarata vjen pas një bisede telefonike mes ministrave të Jashtëm të Francës dhe Britanisë, Jean-Noel Barrot dhe David Lammy, në kuadër të samitit franko-britanik. Syri.net-Protothema
Burimi: Syri.net