Fragment nga romani “Shtrati 13” i Petrit Palushit: Asgjë nuk do ndryshojë në jetën tënde…
Petrit Palushi Nga Petrit Palushi Më ledhatuan fjalët që më nise për ditëlindje, -sikur ia ndërpreu Fjolla shtjellën e mendimeve.Ai as e dëgjoi…Pakëz më vonë i erdhi ndërmend mësuesja e klasës së parë.Para se të shkonte në shkollë, i qe mbushë mendja top se, qysh ditën e parë, do t’i mësonte të gjitha gjërat, do t’i futej në tru çdo mësim që do shpjegonte mësuesja, menjëherë do mësonte të shkruante e lexonte, ndërsa shkronjat e alfabetit do t’i shkruante në dorë , që t’i shihte me sy gjithë ditën. Kur të vinte mbrëmja e vonë dhe ai të shkonte në gjumë, gjithë natën do shihte ëndrra, ku shkronjat do i shfaqeshin nëpër sy dhe ai do e thoshte me rend, madje me zë të lartë...
Burimi:
kultplus.com