Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fotot që bëjnë historinë, çfarë ndodhte në “Situation Room”, ku Donald Trump ndoqi bombardimet mbi Iranin
Ka pesë presidentë që janë përballur me këtë vendim – nëse duhet apo jo të përdoret forca ushtarake kundër Iranit: Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Joe Biden dhe Donald Trump. Donald Trump është i vetmi president që përfundimisht ka vendosur për veprim ushtarak dhe kjo – sido që të shkojnë gjërat në ditët në vijim – do të jetë një pjesë thelbësore e trashëgimisë së tij politike. Fotografitë e realizuara në “Situation Room” gjatë sulmit ndaj Iranit, ashtu si ato të Barack Obamës në maj të vitit 2011 kur ndoqi sulmin kundër kompleksit të Osama bin Ladenit, apo të George W. Bush kur në vitin 2003 dha urdhrin për të nisur luftën në Irak, do të mbeten në histori. Ndryshe nga hera kur...