Fotot/ Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj të Kuvendit: Të kuptojmë shqetësimet e komuniteteve të tyre

Fotot/ Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj të Kuvendit: Të kuptojmë shqetësimet e komuniteteve të tyre

Ambasada Amerikane priti sot në takim deputetët e rinj të Kuvendit. Sipas njoftimit të ambasadës, takimi u zhvillua për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se pret me kënaqësi të punojë me deputetët e rinj të legjislaturës së ardhshme që pritet të nisë në shtator. “Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada Amerikane. Top Channel